Nagavci: Hoti merr pjesë sot në Samitin e Parisit pa platformë për dialogun

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Samiti virtual i Parisit po mbahet sot ndonëse Qeveria e Kosovës nuk ka publikuar asnjë platformë për dialogun, as ekip, as agjendë, as plan.

“Kemi sot në këtë samit Kryeministrin e Kosovës përballë Presidentit të Serbisë, i pari pa legjitimitet partiak, qytetar e institucional e i dyti me legjitimitet të plotë nga mbështetja qytetare në vendin e tij”, është shprehur ajo.

“Keq gjendja e brendshme, keq ajo e jashtme. Kjo gjë duhet të ndryshoj, shëndeti i qytetarëve, mirëqenia, mbështetja e ekonomisë janë këto ditë obligim parësor”.

8 Qytetarë të Kosovës kanë vdekur vetëm dje nga Covid-19 😞Numri total i rasteve pozitive është 4.307Numri i rasteve…

Gepostet von Arbërie Nagavci am Freitag, 10. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme