Nagavci për deklaratat e Thaçit ndaj Osmanit: Nga LDK-ja po e ulin kokën

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se deputetë dhe krerë të LDK-së po e ulin kokën ndaj deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi për Kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Mbrëmë Presidenti Thaçi kërcënoi e shantazhoi Kryeparlamentaren Osmani, gruan më të votuar. Dhe ashtu siç bën gjithnjë, pasi i mungojnë argumentet dhe aftësia për të diskutuar në mënyrë parimore ai shpif e shpërndan vrerin e tij rreth të tjerëve, duke u munduar të godas në familje”, është shprehur Nagavci.

“E ditur botërisht se deputetë e disa krerë të LDK-së e bënë Thaçin President, e ditur se ata i mundësuan të sjellë në këtë gjendje vendin, madje jo në pak raste ishin vet pjesë e këtij degradimi. Edhe tani, në kohët më kritike për vendin që nga pas lufta, deputetë e këta krerë në LDK edhe një herë u bënë bashkë me Pesidentin Thaçi dhe po ecin pas tij, andaj dhe ulin kokën edhe pas deklaratave të ulëta e kërcënimeve që i bën Presidenti ndaj nënkryetares së tyre, ndaj Kryeparlamentares”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme