Naim Fetahu i PDK-së premton ndërtimin e qendrës për të moshuar në Podujevë

Podujevë | 06 Mar 2020 | 13:45 | Nga Halide Rexhepi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar i Podujevës, Naim Fetahu, së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi, kanë vizituar Shoqatën e Pensionistëve, raporton Ekonomia Online.

Gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit, ai ka dëgjuar problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen tani e disa vjet në Podujevë.

Me këtë rast, Fetahu u ka premtuar atyre se në mandatin e tij të parë si kryetar do të ndërtoj Qendrën për të Moshuar në Podujevë, me të gjitha kushtet përcjellëse që ata të kenë një ambient të rehatshëm për qëndrim.

Po ashtu, Fetahu ka premtuar edhe krijimin e shumë hapësirave të gjelbërua në qytet, ku të moshuarit do të mund të dalin dhe të kalojnë kohën e tyre.

Deputetja Valdete Idrizi u ka kërkuar që të votojnë për Naim Fetahun me 15 mars sepse programi i tij për të moshuarit është programi i cili do të zgjidhë problemet e tyre.

Të ngjashme