Ndërhyrjet e politikës në agjendat e Prokurorisë

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 08:04 | Nga

Pesë letra nga politikanët i ka pranuar kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, brenda një viti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vitin e kaluar ia kishte drejtuar Lumezit katër letra përmes të cilave i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të zbardhë katër krime, shkruan sot Koha Ditore.

Me një letër kryeprokurorit Lumezi i është drejtuar para një jave edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në letër edhe ai i ka kërkuar Lumezit që të zbardhë vrasjet e pasluftës.

Krimet e përshkruara në pesë letrat janë të vjetra rreth 17 vjet. Prokuroria e Shtetit që drejtohet nga Lumezi deri tash nuk ka treguar ndonjë rezultat në zbardhjen e këtyre krimeve.

Sikurse edhe pas letrave të presidentit Thaçi, ashtu edhe pas letrës së kryeministrit Haradinaj, Prokuroria e Shtetit ka premtuar angazhim në zgjidhjen e rasteve.

Të ngjashme