Në Prishtinë votuesi e gjen vëllanë e vdekur në listat e votimit

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 09:54 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demë Iberdemaj, menaxher i Qendrës së Votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, ka treguar se ky vendvotim është hapur me kohë, mirëpo ka shtuar se qytetarët po shprehin pakënaqësi me listat.

Sipas tij, votuesit po ankohen ngase nuk po e gjejnë vetën në listat e votimit, pasi që u janë ndërruar vendvotimi, raporton Ekonomia Online.

Madje ai ka treguar se njëri nga votuesit e ka gjetur vëllanë e tij të vdekur në listat e votimit.

E këtë qendër të votimit e vizitoi edhe e para e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Të ngjashme