Në valën e entuziasmit për Ushtrinë, votohet Ekipi Dialogues

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pasi në Kuvendin e Kosovës u votua për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, nesër pritet të merret një vendim tjetër i rëndësishëm për vendin.

Klan Kosova merr vesh se seanca e nesërme ku pritet të votohet për rezolutën dhe ekipin negociator të dialogut me Serbinë do të mbahet me fillim nga ora 14:00.

Burime të televizionit bëjnë me dije se paraprakisht mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pritet të mbahet në ora 10:00.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por e njëjta kishte dështuar të mbahej.

Të ngjashme