Nëse Kosova mbetet jashtë strategjisë së BE-së, tensionet në rajon do të shtohen

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 11:51 | Nga

Komisioni Evropian do të publikojë, së shpejti, strategjinë e tij për Ballkanin Perëndimor.

Ky është një hap i ri i guximshëm i BE-së, i cili ka nxitur shpresën dhe zemërimin në pothuajse të gjitha vendet e këtij rajoni që synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Viti 2018 parashihet të jetë vit i normalizimit të marrëdhënieve të Ballkanit Perëndimor të BE-së.

Këshilltari i Presidentit, Bekim Çollaku në një shkrim për “Euobserver” tha se shpreson që të gjitha vendet të jenë të barabarta dhe të kenë një prespektivë të njëjtë në këtë proces integrues.

“Ne shpresojmë që të gjithë ne që vijmë nga ky rajon me shkallë të ndryshme, por në përgjithësi kemi aspirata të njëjta drejt BE-së, të shohim hapin e ardhshëm në rrugët tona evropiane”, tha Çollaku

“Megjithatë, ne jemi të shqetësuar në të njëjtën kohë, pasi është e rëndësishme që ne të gjithë të jemi në mënyrë të barabartë në strategji dhe që të gjithëve të na jepet e njëjta perspektivë. Pasi duke e bërë një vend kryesues në mënyrë të pashmangshme e bën pjesën tjetër si opsion dytësore”, tha ai.

Sipas Çollakut për të siguruar stabilitetin politik nuk duhet të ketë avancime apo pëlqime më shumë për një vend karshi shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Për të siguruar stabilitetin, paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja duhet të sigurojë jo vetëm një perspektivë të qartë evropiane për Ballkanin Perëndimor, por një të barabartë”, shtoi këshilltari i Presidentit Thaçi.

“Kjo gjë mund të ndihmojë të gjitha vendet të kapërcejnë çështje serioze bilaterale nëse një perspektivë e barabartë dhe e qartë për anëtarësim në BE-së u ofrohet të gjithëve, përkundrazi, ajo mund të shtojë më shumë tensione në rajon, nëse disa nga vendet janë të avancuara, ndërsa të tjerët kanë mbetur mbrapa”, përfundoi Çollaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme