Nëse nuk ka ankesa, sot shpallen rezultatet e zgjedhjeve pas rinumërimit

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet të dal me rezultatet përfundimtare pas procesit të rinumërimit nëse deri në orën 14:00 nuk ka asnjë ankesë, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se duhet të presin afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR.

“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, tha Elezi për Ekonomia Online.

Dje ka përfunduar rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve për të cilat pati vendosur PZAP-ja pas ankesës së koalicionit NISMA-AKR-PD.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme