Nisma kërkon hetim parlamentar për deportimin e shtetasve turq

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 22:32 | Nga

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e kryesisë. Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, e veçanërisht për dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Republikën e Turqisë.

Nisma vlerëson se me këtë veprim janë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë cenuar rëndë themelet e demokracisë së vendit.

Nisma vlerëson se Kosova si një shtet i pavarur dhe demokratik duhet ta zbatojë Kushtetutën e vendit dhe t’i respektojë obligimet që dalin nga e drejta dhe konventat ndërkombëtare.
Me veprimet e djeshme nuk është respektuar hierarkia dhe as fryma të cilën synojmë ta ndërtojmë. Nisma përgëzon qëndrimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës përkitazi me këtë çështje.

“Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë ky veprim.
Transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht”.

Në funksion të kësaj Nisma kërkon hetim parlamentar për këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme