Nisma në Lipjan: Slogani me “Çlirimtarët”, i frikëson kundërshtarët

Lipjan | 05 Shk 2021 | 15:48 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në tubimin elektoral të Nismas Socialdemokrate në Lipjan, u tha se slogani me “Çlirimtarët”, i frikëson partitë kundërshtare, raporton Ekonomia Online.

Kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, tha para qytetarëve të Lipjanit dhe Shtimës se kanë qenë së bashku në betejë, ndërsa tani po vazhdojnë në politikë.

“Uroj që Kosova me 14 shkurt të bëjë zgjedhjen e duhur. Zyrtarisht po publikojmë kandidatët tanë nga dy komuna ajo e Shtimes dhe Lipjanit. Kemi qenë së bashku nga beteja në betejë dhe tani po vazhdojmë edhe në politikë. Jam i bindur që nderohen Lipjani e Shtimja me punën e dy krerëve të këtyre dy degëve. Eseti dhe Fehmija kanë qenë gjithmonë me ju e s’janë nda nga ju.  Zgjedhja për këta dy burra është mesazh se Kosova nuk largohet nga njerëz që kanë qenë me ju në çdo kohë”, tha Limaj.

“Një pjesë e madhe e djemve dhe djemve që kërkojnë votën tuaj janë bashkëluftëtarë dhe i kanë shërbyer vendit. Ju ftoj që këto ditë që kanë mbetur t’i mbështesni këta njerëz. Besimi për ta është i shenjtë. Ftesa ime është që në Parlamentin e Kosovës duhet të jetë në duar të sigurta me njerëz që ndaj dhimbje e krenari për vendin e tyre”, tha tutje ai.

Limaj tha se këto ditë janë munduar të ngërthejnë problemet e qytetarëve.

“Siç e keni parë këto ditë jemi takuar anekënd Kosovës ku jemi munduar të ngërthejmë problemet që ka Kosova. Më shumë se kurrë vendi ka nevojë për energji të reja për realizimin e projekteve”

“Neve si drejtues politik duhet në na gjykoni se s’i kemi qëndruar në situata kritike për vendin. Qëndrime për fenomene të caktuara. Këto të analizohen e të jepet besimi pastaj”, shtoi ai.

“Ne nuk akuzojmë sepse qëndrimi gabim është njerëzore por përtej saj ju kërkoni ta drejtoni vendin. Nëse ju pretendoni të drejtoni vendin dhe e mohimi gjenocidin që i është bërë vendit kjo është gabim. Në çdo qytet të Kosovës ka dhimbje e plagë. Si mundet një drejtues me pas dilema të tilla. Miliona shqiptarë janë shfarosu me qindra masakra e gra të dhunuara. Nëse këtë çështje e vë në pikëpyetje drejtuesi i Kosovës çfarë do të thotë Serbia. Mos votoni njerëz që mohojnë historinë tonë”, tha mes tjerash Limaj.

Fehmi Hysenaj kandidat për deputet dhe kryetar i Degës së Shtimes, tha se sloganin e Nismas me çlirimtarët, partitë tjera e shohin me frikë.

“Shtimja dhe Lipjani kanë një terren të përshtatshëm për të fituar Nisma përkrahje nga qytetarët. Presim vota nga të gjitha kategoritë. Programi ynë si Nismë nuk varet vetëm nga premtimet e kota që bëjnë të tjerët por premtojmë zhvillimin e çdo sektori primar që përmirëson jetën e çdo qytetari. Kandidatët që garojnë për deputet nuk janë një përzgjedhje e rastësishme por të gjithë janë të duhurit dhe secili prej tyre meriton votë nga ju”, tha ai

“Sloganin tonë me çlirimtarët të tjerët e shohin me frikë. Të tjerët e kanë sloganin Guxo por skanë dalur të vetëm në zgjedhje si ne. Votoni Nismën”, shtoi Hysenaj.

May be an image of one or more people, people standing and indoor
May be an image of 2 people and people standing

May be an image of 7 people, beard, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 2 people and people standing

May be an image of 13 people, people standing and indoor

Të ngjashme