Nisma shpall kandidatin për kryetar të Drenasit

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 14:14 | Nga

Kryetari i “Nismës për Kosovën” dega në Drenas, Isa Xhemajlaj, bëri të ditur se do të jetë kandidat nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Komunës së Drenasit. Ai ka thënë se është zgjedhur nga kryesia për të qenë kandidat.

“Theksoj që asnjëherë nuk kam dëshirë të përfitoj nga fatkeqësia e dikujt tjetër. Por në mbledhjen e kryesisë së Nismës në Drenas, është votuar që unë të jem kandidat i zgjedhjeve të ardhshme për kryetar Komune, për të cilat nuk e di se kur do të mbahen’’, ka thënë ai për “Klan Kosovën”. Pas dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku pasi Gjykata e Apelit i konfirmoi atij 3 vjet burg për krime të kryera gjatë luftës, në rastin e njohur si “Drenica 2”, Drenasi pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri.

Më herët në një prononcim për Gazetën Express, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është shprehur se zgjedhjet sipas procedurave ligjore mbahen në afatin kohor prej 30 deri në 45 ditë nga momenti i dorëheqjes së kryetarit Demaku.

Por Daka u shpreh se KQZ-ja, konform ligjit do ta presë vendimin e presidentit Thaçi për shpalljen e zgjedhjeve dhe pastaj do t’i organizojë ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme