Nushi: Dyshja Vjosa-Albini është një gënjeshtër që po i servohet Kosovës

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 17:11 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nol Nushi i Partisë Social Demokrate, thotë se dyshja kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmanin, është një gënjeshtër që po i servohet Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Nushi duke komentuar fotografinë ku shihet Kurti dhe Osmani duke u argëtuar me fëmijët e tyre në parkun e Gërmisë në Prishtinë, thotë se kjo paraqitje është stil i sistemeve socialiste të kaluara, që mundohet të paraqiten si persona familjar, mirëpo synimin e kanë vetëm tek pushtetin.

“U çudita pak bëra dhe një hajgare në rrjete sociale, zakonisht për 1 maj ne në Kosovë dalim në Gërmi, po Albini dhe Vjosa sot kishin dal për një prill, sot është dita gënjeshtër, dhe besoj që ky binom Vjosa-Albini është një gënjeshtër që po i servohet Kosovës. I kuptoj arsyet pse kanë votu, i kuptoj zhgënjimet me qeveritë e kalune, pritshmërit janë të larta e shumë më të larta kanë me qenë zhgënjimet që kanë me ardh prej këtij binomit. Unë prapë shpresoj që ajo të mos zgjidhet presidente sepse është e rrezikshme për demokracinë në Kosovë. Kjo është një foto tipike e atyre byrove të partive te sistemeve socialiste të kaluara, ku byroja politike argëtohet me familjet e tyre, mirëpo ata nuk mendoj për tjetër gjë përpos pushtetit”, u shpreh ai.

Të ngjashme