Nushi (PSD): Vendimi i Qeverisë për taksën në regjistrimin e automjeteve – monopol i pastër

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, e ka quajtur “skandal” vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 5 eurosh, sa herë që ata i regjistrojnë automjetet e tyre.

Tutje Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ky vendim sipas tij, është një “monopol i pastër”.

“Monopoli i parë i Qeverisë – Skandal. Qeveria ka vendosur taksë të re në regjistrimin e veturave. 5 euro shtese do të paguhen për çdo veturë në emër të një tikete e cila do të vërtetojë që vetura është e regjistruar. Pra një procedurë kaq e thjeshtë do të kryhet me një pagesë të paarsyeshme.
Problemi më i madh është marrëveshja që Ministria ka nënshkruar me firmën “Auto Control Kosova” sh.p.k”.

“Kjo firmë është e regjistruar në qershor të 2018 me kapital fillestar 1000€ dhe ka vetëm 3 punëtor. Aktiviteti i saj është tregtia e veturave dhe pjesëve të veturave. Vitin e kaluar janë regjistruar 370 mijë vetura. Pra një firmë me 3 punëtorë do të qarkullojë rreth 1.800.000,00€ në një vit. Monopol i pastër”, u shpreh Nushi.

May be an image of text that says 'AUTO CONTROL KOSOVA SH.P.K. Emri biznesit Emri tregtar Lloji biznesit Numri unik identifikues AUTO CONTROL KOSOVA SH.P.K. /// Shoqeri me pergjegjesi tẽ kufizuara 810135906 Numri biznesit Numri fiskal Numri certifikues KTA Numri punëtorève Data regjistrimit 3 Komuna Adresa 25/06/2018 Telefoni E-mail Prishtine Prishtine, Rifat Berisha Nr.22/18,. Kapitali Statusi nẽ ARBK +38344737811 autocontrolks@gmail.com 1,000.00€ Statusi nẽ ATK Regjistruar'

Të ngjashme