Opozita: Mustafa tallet me qytetarët (Video)

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 08:09 | Nga

Partitë politikë opozitare dhe njohës të çështjeve politike, tentativën e kryeministrit Mustafa për një pezullim disa muajsh të kushtit të Demarkacionit për liberalizim të vizave, po e konsiderojnë si tallje të radhës kryeministrit.

Ata kanë thënë se kjo sjellje e kryeministrit po bëhet për të fituar në kohë dhe të mbajë pushtetin.

Nisma e kryeministrit, Isa Mustafa për heqjen e Demarkacionit si kusht për liberalizim të vizave, nga opozita po shihet si tallje dhe fitim në kohë.

Sipas tyre Mustafa vetëm po bën përpjekje që ende ta mbajë pushtetin, raporton Tribuna Channel.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është shprehur se kryeministri nuk po mund t’i bind deputetet e tij, e lerë më Bashkimin Evropian.

Ndërkaq deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, e sheh si absurde kërkesën e kryeministrit Mustafa që ky kusht të largohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme