Organizata Germin kërkon nga PZAP-ja që të rishqyrtohet ose te anulohet vendimi i KQZ-së për votuesit nga diaspora

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 14:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Germin dorëzon ankesë rreth vendimit të fundit të Komisionit Zgjedhor të Kosovës (KQZ) për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim Për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Lirim Krasniqi nga Germin, kërkon që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ta rishqyrtojë ose ta anulojë komplet vendimin e KQZ-së për votuesit nga jashtë.

“Ne konsiderojmë se vendimi i KQZ-së ka potencial të shkel të drejtat themelore të njeriu”, tha Krasniqi para medieve.

Tutje, ai tha se legjislacioni aktual është i mjaftueshëm për verifikimin e votuesve nga diaspora.

Të ngjashme