Osmani nga Gjilani: Do të rrisim bashkëpunimin ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.

Kryekuvendarja Osmani tha se erdhi në Gjilan për ta ndarë dhimbjen bashkë me qytetarët gjilanas për tragjedinë në familjen Bllaca.

Ajo po ashtu tha se si kryetare e Kuvendit do të angazhohet që të rritet bashkëpunimi ndërmjet institcuioeve qendrore dhe atyre lokale në mënyrë që të shërbejë në të mirë të qytetarëve.

“Kam ardh sot që së bashku sot me kryetarin Haziri ta ndajmë dhimbjen me gjithë qytetarët e Gjilanit. Në të njëjtën kohë për të koordinuar gjithë bashkëpunimin dhe për të hapur rrugë të reja ndërmjet nivelit qendror dhe lokal. Si kuvend duhet të jemi afër qytetarëve tanë kur ata përballen me vështirësi dhe zgjidhja do të jetë e suksesshme nëse kemi bashkëpunim. Kjo vizitë të shërbeje si një hap i mirë drejt një bashkëpunimi të mirë ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore”, tha ajo.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se është nder për ta që ta kenë në vizitë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, ndërsa konfirmoi se do të bashkëpunojnë ngushtë me nivelin qendror.

“Sot në Gjilan është kthyer në detyrën e kryetares së kuvendit Vjosa Osmani. Ne do të vazhdojmë me punua bashkë në pushtet lokal. Ka edhe një arsye që ka ardh në Gjilan por sa më përket mua është një prej vizitave më të rëndësishme qe 15 vite”, tha ai.

Të ngjashme