Osmani: Zëvendësimi i taksës me reciprocitet temë komplekse që kërkon studim

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në cilësinë e përfaqësueses së koalicionit VV-LDK, ka komentuar çështjen e vendosjes së reciprocitetit, që u paralajmërua sot nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Osmani është shprehur se zëvendësimi i taksës 100% ndaj mallrave serbe, me reciprocitet kërkon më shumë studim.

”Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, është temë komplekse që kërkon studim edhe më të thellë edhe më gjithëpërfshirës sepse nuk është temë që prek jo vetëm punën e kryeministrit dhe qeverisë por edhe institucionet tjera që zbatojnë relacionet tregtare dhe ekonomike”.

”Nuk mund të jap një përgjigje të saktë se kur mund të ndodhë. Kjo përgjigje mund të jepet nga ana e Qeverisë më mirë”.

”Kjo kërkon më shumë studim dhe më shumë gjithëpërfshirje para se të marrim vendimin final. Por vendimin politik e kemi tarifa largohet, e reciprociteti si parim pozitiv për ndërtim të relacioneve të mira duhet të hyjë në fuqi”.

Këto komente Osmani i beri pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, ku ka folur edhe rreth zhvendosjes së fotografisë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Osmani është shprehur se kjo është në përputhje me ligjin, madje ajo është shprehur se praktika e saj është e aplikuar edhe në vende të tjera.

Sipas Osmanit, Rugova është themelues i shtetit të Kosovës dhe është vendosur në ballë.

“Sa i përket fotografisë, në fakt në asnjë moment nuk është hequr, dje ka qenë procesi i zhvendosjes, me qëllim që kjo zyrë në përputhje të plotë me ligjin të mbajë fotografinë e presidentit aktual, e njoh ligjin dhe kjo nuk është kundër ligjit. Kjo është praktikë edhe e vendeve të tjera, ku themeluesit e shtetit vendosen në ballë, në asnjë moment nuk ka pasur largim, gjithnjë në respektim të plotë të ligjit. Interpretimet dashakeqe se unë do t’i hakmerrem ndokujt, janë të ulta sepse nuk kam ndjenjë hakmarrje ndaj askujt në republikën e Kosovës. Qëllimi im është të kem bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe në të njëjtën kohë të japim shembull të respektimit të institucioneve”, tha Osmani. 

E pyetur nga gazetarët për veprimin e Ministrit të ri të Mbrojtjes, Anton Quni, i cili ka emëruar  si këshilltar ish-ministrin Rrustem Berisha i cili akuzohet për korrupsion, thotë se nuk ka njohuri shumë për këtë gjë.

Ajo tha se e njeh mirë Qunin dhe se është me rëndësi që ministrat e ri të bashkëpunojnë me njerëz profesional me arsyetimin që mos të fillohet puna nga zero.

“E para sa i përket veprimit të Qunit, është çështje që duhet të përgjigjet ai, sepse nuk kam njohuri të sakta çfarë ka ndodhur, mirëpo duke e njohur mirë Qunin, ministrinë e tanishëm,  po besoj që e ka bërë me qëllim të një ndërtimi të një konsistence, është tejet me rëndësi që kur të vinë ministrat e ri të bashkëpunojnë me staf profesionale, që nënkupton me ata më herët për shkak të mos fillohet puna nga zero”, tha ajo në deklaratën e saj për media pas takimit më Apostolova.

Ndërsa shefja e BE-së, Nataliya Aspotolova, ka thënë se emërimi i Osmanit në krye të Kuvnedit është një mundësi shumë e mirë për Kosovën.

“Kënaqësi për shtetin e Kosovës dhe ja uroj pozitën si kryekuvendare Vjosa Osmanin. BE-ja ka me funksionua për të mirën e Kosovës.  Kosova veçse ka bërë për legjislacion, mirëpo do të donim me pa ma shumë nga ana juaj në mënyrë që të kemi projekte dhe punë të suksesshme. Faleminderit shumë dhe po pres me bashkëpunua me juve”, tha ajo.

Të ngjashme