OVL e UÇK-së e gatshme për protestë, kërkon që mos t’i vazhdohet mandati Speciales

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 14:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me protestën e 9 korrikut, ku do të kërkojnë për shfuqizim të Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Kërkesë tjetër e tyre është që kësaj Gjykate mos t’i vazhdohet më mandati, për të cilën e konsiderojnë si selektive.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se ka thënë se do t’i drejtohen Kuvendi që mos t’i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale.

“Sot organizata në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve kemi marr vendim për ditën e enjte për protestë. Ne në gusht do t’i drejtohemi parlamentit që mos t’i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale”.

“Ne do të protestojnë që t’i tregojmë gjykatës që është puro politike dhe mbi 99 vetë nuk do të lejohen”, tha Gucati.

Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj ka thënë se në çdo komunë duhet të dalin vetëm nga 99 qytetarë që të mos rrezikohet shëndeti publik.

“Ne siç ju kemi lajmëruar këshilli ka përcaktuar datën e 9 korrik ora 12:00 kemi caktuar një protestë gjithë popullore për veteranët ka qenë obliguese. Ne për të qenë më të drejtë ju kemi drejtuar IKShPK që të na sugjerojë ose një mendim dhe për kërkesën e bërë një kemi marr një përgjigje që këto dy javët e para nuk na preferojnë tubime të tilla”.

“Prandaj ne nuk duam të marrim përgjegjësi dhe duke respektuar ne menduam që protestën ta kalojmë në një taktik të re që ajo të mbahet por ne do ti dërgojmë kompetencat nëpër kuvende komunale. Ne vendosëm që në çdo komunë të përcaktoje me orë të caktuar dhe të del me vetëm 99 persona ushtar apo veteranë të UÇK-së dhe në të do të mbahen vetëm dy fjalime”, u shpreh ai.

“Protesta ndërron taktik brenda ligjit ku nuk rrezikohet aspak shëndeti publik. Degët e shoqatave të burgosurve politik dhe të veteranëve marrin përsipër për të organizuar në këtë orë dhe kohë”, tha ai.

Mes tjerash ai ka thënë se nuk do të përfundohet vetëm me këtë protestë, raporton EO.

“Është duke u ndjekur aparati i UÇK-së prandaj kjo është një far refuzimi dhe kjo është protesta e parë dhe nuk  të thotë që me këtë do të përfundojmë. Ne nuk jemi për një gjykatë që është selektive dhe kjo ndërroj qasje”, u shpreh ai.

Të ngjashme