Pacolli: AKR-ja nuk e dëmtoi asnjë proces, kolegët nuk bashkëpunuan me mua

Prizren | 05 Sht 2019 | 19:29 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një tubim para të rinjëve në Prizren, kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, tha se hyrja e tij në poltikë dhe ardhja e tij në Kosovë ka qenë një mision pasi që sipas tij ai kishte ardhur këtu t’i promovojë vlerat ekonomike, raporton Ekonomia Online.

“AKR është një parti e re dhe modeste dhe që  nuk interferon në punët e të tjerëve dhe me një program të qartë liberal që mendimet nuk i merr vetë, por i ndëgjojmë mendimet e secilit dhe konkludimet. Unë aty ku kam filluar të punoj aty edhe është arrit rezultati. Po mundohem t’iu them vetëm për një arsye dhe ajo është rinia e mrekullueshme e Kosovës. Ju them se ju jeni ata që mundeni me kriju më së miri ardhmërinë dinjitoze”.

” Hyrja ime në politikë ka pasë kuptim dhe kuptimi i kësaj mbetet ta shoh rininë tonë aty ku e ka vendin. Keni shumë njerëz të drejtë dhe që ju mbështesin dhe ecni përpara, ecni në mënyrë të sigurtë. Ardhja ime në politikën e Kosovës ka qenë e rastësishme, unë kam ardhë me një mision që t’i promovojë vlerat ekonomike, sot pas 14 vitesh mund t’iu them kam qenë i vetmuar, si parti askush nga partnerët që i kam pasë nuk i kanë nda idetë me mu”, tha Pacolli.

Pacolli u shpreh se shkaku i politikave të gabuara Kosova sot nuk ka as sigurim social, por as fond pensional.

“Unë në Kosovë nuk erdha duarthatë, erdha pas një suksesi shumë të madh. Sot do të isha më i lumtur nëse kolegët do të vinin të më thonin se të shohim se si të ecim përpara. Si rezultat i politikave të gabuara sot Kosova s’ka sigurim social e fond pensional. Krejt këto janë defektet që barten nga njëra Qeveri në tjetrën Qeveri për shkak të interesave të kolegëvë të mijë. Jam i lumtur që asnjëherë për shkak meje nuk i është bë ndonjë dëm këtij shteti. Kemi qenë pasagjer në një autobus me kolegët, por me pjesëmarrjen e AKR-së nuk u dëmtua asnjë proces. Nuk është suksesi rezultati i vetëm për mua, por është edhe për Kosovën”, shtoi Pacolli, raporton EO.

Të ngjashme