Pacolli: Haradinaj pranoi propozimin e LDK-së për demarkacionin

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 14:23 | Nga

Arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Pacolli  ka thënë se pas një bisede të gjatë me kryeministrin Haradinaj ia ka dalë ta bindë atë që në Kuvend të procedohet Marrëveshja për demarkacionin, siç ka propozuar LDK-ja.

“Me Kryeministri sot pas një bisede të gjatë. Dallimi  mes LDK dhe Kryeministrit është zgjidhur. Pranohet dokumenti ashtu siç LDK ka kërkuar. Nuk ka asnjë dilemë më për të ecur përpara”, ka thënë Pacolli, për Express.

pacolli ka falënderuar kryeministin Ramush Haradinaj për konstruktivitetin dhe mirëkuptimin që ka pasur për këtë takim që kemi pasur sot.

“Definitivisht mund të konsiderohet se ky problemn dhe divergjencat mes LDK-së dhe kryeministrit janë zgjedhur. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme