“Pak hile shërben si vaji për rrotat”, VV akuzon për korrupsion Bekim Jasharin

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Hysni Mehani, nga Vetëvendosja në Skënderaj ka akuzuar kryetarin Bekim Jashari për korrupsion.

Mehani akuzon Bekim Jasharin se “paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.

“Kryetari po thotë: më 217 mijë euro do t’i mbështesim fermerët ketë vit. E vërteta është: 28 mijë e 317 euro janë participim i vet fermerëve. Pra, edhe paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës. Kur i lexon këto postime, të mbushet mendja që këto subvencione po i japin prej xhepit të tyre, e jo prej taksave tona”, ka shkruar ai ndër të tjerash në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Pak hile shërben si vaji për rrotat,

Kryetari po thotë: më 217 mijë euro do t’i mbështesim fermerët ketë vit.

E vërteta është: 28 mijë e 317 euro janë participim i vet fermerëve. Pra, edhe paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.

Kur i lexon këto postime, të mbushet mendja që këto subvencione po i japin prej xhepit të tyre, e jo prej taksave tona.

Tjetra: në reagimin e komunës thuhet – në ketë mandat, 1500 fermerë janë mbëshetur më 1 000 000€. Shifrat më 000 tregojnë për futkotizem, ose për me-tahmin-qeverisjen.

Pra, tahmin-qevrisja po thotë: për 500 fermerët e sivjetem 217 mijë euro subvencione, ndërsa për 1000 fermerët e 3 viteve të kaluara rreth 800 mijë euro subvencione.

Për 3 vite, 1000 fermerë të subvencionuar,

Për 1 vit, 500 fermerë të subvencionuar,

Logjikë e thjeshtë; t’iu japin sa më shumë fermerëve subvencione, që kjo të na përkthehet në votë.

Se si ndahen këto subvencione, as që ja vlen të komentohet, korrupsion endemik e quajnë ndërkombëtarët! Korrupsion pandemik e quajnë vendorët. Pra, fshehin pasë pandemisë të gjitha dështimet dhe shkeljet ligjore.

Kurrë nuk e kam kuptuar e as që do ta kuptoj nevojën e kryetarit për veprime të tilla makiaveliste!

Lexo – “E jashtëzakonshme, komuna do të mbështetet të rinjtë.” Çka ka të jashtëzakonshme kur dikush bën punën për të cilën është zgjedhur? Apo një herë në 4 vjet e bën punën e tij për të cilën është zgjedhur, e për rrjedhojë kjo bëhet e jashtëzakonshme!

Megjithatë, populli thotë: “Borxhliut të keq, bishtin e sakicës.” Pra, fermeri është i obliguar të marrë çfarëdo që i jepni, por jo t’ia japni ju paratë e xhepit të tij.

Këtë nuk kanë si dhe pse ta kapërdijnë.

Të ngjashme