Pak të interesuar për të votuar në Drenas

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 10:54 | Nga

Në procesin e votimit për balotazhin në Komunën e Drenasit nuk është vërejtur ndonjë fluks i madh i qytetarëve për të votuar.

Deri rreth orës 10:00 në Qendrën e votimit në shkollën “Fehmi Lladrovci” kanë votuar rreth 50 persona.

Drejtori i kësaj shkolle Isak Smajli, ka thënë për Ekonomia Online se “deri tash kanë votuar vetëm 46 veta gjithçka në rregull u kanë dhe është hap me kohë në shkollën ‘Fehmi Lladrovci’”.

Gjithashtu vëzhgues të disa qendrave të vendvotimeve kanë thënë për Ekonomia Online se deri më tani nuk është vërejtur ndonjë parregullsi në balotazhin për Drenasin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme