Pantina: Paratë për festa dhe përvjetorë më mirë të shkonin për çerdhe

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 11:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara ka thënë se partia ku ajo bën pjesë do të bënte një shpërndarje ndryshe të mjeteve financiare, raporton Ekonomia Online.

“Si subjekt socialdemokrat, ne do të shpërndanim ndryshe këto para – në vend që ato të shkojnë për festa dhe shënim të përvjetorëve, që ndonjëherë duhet të shënohen, më mirë do të ishte të shkonin për çerdhe dhe projekte për mbrojtjen e mjedisit. Shënimi i festave përveç që ka dështuar të promovojë shtetësinë tonë ka vënë në pah dështimet e Protokollit të Shtetit”, tha ajo.

Pantina duke iu referuar deklaratave te deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se pretendimet e tilla duhet të hetohen.

“Për pretendimet e prezantuara nga Driton Selamanj ende nuk kemi fakte. Por vetëm miratimi i një rezolute është i pa efektshëm. Fakti se ka pasur keqpërdorime nga qeveria PDK dhe LDK, nuk e arsyeton as edhe atë të PDK-së e AAK-së”, tha Pantina.

Të ngjashme