Paqarizi: Serbia trimërohet për masa të tjera, nëse Grenell deklarohet kundër reciprocitetit

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Rrahman Paqarizi ka komentuar zhvillimet politike në vend duke iu referuar kërkesave të SHBA-ve që Kosova të heq tarifat 100% ndaj produkteve serbe por që u shfaqën edhe kundër reciprocitetit.

Paqarizi ka thënë se aktualisht Kryeministri Albin Kurti gjendet në një situatë të pakëndshme, njofton Klan Kosova.

”Heqja e taksës si e tillë nuk është shumë veprim popullor”.

”Goditja nga Richard Grenell jo vetëm që është e paparitur por e bënë Albin Kurtin në një situatë të pakëndshme sepse ai detyrohet ta heq taksën pa përfituar asgjë”.

”Me emërimin e Richard Grenell nuk është më procesi i Brukselit. Një pjesë e fajit është edhe ngutja e Albin Kurtit për ta proklamuar reciprocitetin. Ajo është dicka që vendoset në baza ditore, e nuk proklamohet”.

”Ai është në pozitë të palakmueshme. Nuk i janë mbyllur të gjitha dyert Albin Kurtit sepse përndryshe do duhej të merrte veprime sikur Ramush Haradinaj të tregojë se nuk shtyhet kështu”.

”Kosova nuk mund të fajësohet për masa reciproke sic është fajësuar për taksën”.

Paqarizi shtoi në Info Magazine se reciprociteti del i suksesshëm, dhe këtë e dëshmoi vendimi ndaj Maqedonisë.

”Kosova e ka provuar reciprocitetin e ka provuar me Maqedoninë. E ajo doli e suksesshme. Masat e reciprocitetit janë të suksesshme”.

”Nëse Granell vazhdon të deklarohet kundër reciprocitetit, atëherë Serbia do të trimërohet për masa të tjera”.

”Kosova vendos reciprocitet ndaj veprimeve të Serbisë, dhe kjo do duhej të ishte strategjia por jo te shpallet tash një lloj lufte e ftohtë me Serbisë në kohën kur po bëhet një lloj kompromisi për heqjen e taksës”.

”Kosova zbaton reciprocitet vetëm ndaj masave që jep Serbia ndaj Kosovës”.

Të ngjashme