Partia Ekologjike nuk merr pjesë në zgjedhje

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 12:29 | Nga

Partia Ekologjike e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Kryetari i kësaj partie, Arif Krasniqi ka dhënë arsyet se përse është marrë ky vendim.

Sipas Krasniqit, Partia Ekologjike është shpërfillur për vite të tëra nga qeveritë e Kosovës duke mos miratuar shumë ligje të rëndësishme për të cilat kjo parti ka zhvilluar aktivitete.

“Partia Ekologjike e Kosovës nuk dëshiron të jetë pjesë e subjekteve të papërgjegjshme dhe të merr “shuplaka” publike nga populli për mosrespektimin e Kushtetutës e Ligjeve dhe të jetë pjesë e marrëdhënieve të acaruara dhe të incidenteve që pa krijojnë falangat e partive politike të veshur me imunitet e me pandëshkueshmëri ligjore, dhe të rreshtohet me kuadrot të paafta të partive që vetëm bërtasin për zgjedhje të lira e të ndershme, që afirmohen si strateg të krimit ndaj mjedisit, ekologjisë dhe të rrënimit e zhvillimit të Kosovës.Thjesht, Partia Ekologjike e Kosovës nuk dëshiron të jetë si “ishull në detin e trazuar”, thuhet në një deklaratë për media të Krasniqit.

Ai ka shtuar se Partia Ekologjike e Kosovës do të vazhdojë kauzën e sa për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të mposhtur keqpërdorimet, papërgjegjësitë e frikën dhe do të angazhohet për kauzën që do të japi shpresë qytetarëve të Kosovës së dëshpëruar.

Të ngjashme