“PDK do të marrë 30 për qind të votave”

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e PDK-së Valdete Idrizi dhe Abelard Tahiri në Debat Plus në RTV Dukagjini kanë dhënë parashimet e tyre se kush do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Tahiri dhe Idrizi kanë thënë se PDK do të dalë e para me 31 përqind. Partinë e dytë ata e kanë radhitur LDK-në, pastaj koalicionin AAK-PSD, të katërtën Vetëvendosjen.
Sipas zyrtarëve të PDK-së Nisma-AKR nuk do ta kalojnë pragun.

Sipas zyrtarëve të PDK-së kjo parti do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.

Të ngjashme