PDK-ja kërkon harmonizim qëndrimesh për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 10:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur konferencë për medie, para fillimit të seancës së Kuvendit ku në rend dite është votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, që nuk po arrijnë të marrë votat e deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka ftuar Qeverinë dhe Odat Ekonomike të ulen t’i harmonizojnë qëndrimet për këtë çështje në mënyrë që t’i hapet rruga votimit në Kuvend.

Sipas tij, Projektligji i propozuar nga Qeveria nuk del në mbrojtje të sektorit privat.

Ai ka thënë se duhet të bëhet një ligj i qëndrueshëm e se çështja e Trustit mund të votohet veçmas.

Sipas tij, Qeveria po i mashtron qytetarët me propozimin për 10 përqindëshin e fondeve të Trustit të cilat nuk i rimbursojnë më.

“Sot në seancë do të jenë dy projektligji që kanë të bëjnë në lidhje me zhvillimet ekonomike për sektorin privat. Ne si PDK jemi të interesuar që duke u  bazuar në situa të rëndë si rezultat i pandemisë sektori privat edhe kategori të tjera janë në gjendje jo të mirë”.

“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht si parti opozitare dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë dhe ta bëjmë një ligj të mirë dhe të qëndrueshëm, për ndryshe nëse është në pyetje vetëm mjetet e Trustit ne propozojmë që nevojitet vetëm një nen i ri dhe kjo punë të kryhet me procedurë të shpejtuar”.

“…ne mendojmë që një pjesë nuk kanë grumbulluar mjete të mjaftueshme, prandaj ligi që ka propozuar Qeveria nuk është ligj që e përkrah sektorin privat prandaj ne mendojmë që duhet të kemi një ligj të mirë që i adreson këto nevoja, sa për mjetet e Trustit ka nevojë për një nen”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme