Për momentin këta janë deputetët e koalicionit, asnjë kandidat i PSD nuk ka vota të mjaftueshme

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Listës së këtij koalicioni i prinë kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i pasuar nga vëllai i tij Daut Haradinaj.

Ajo që bie në sy është se asnjë kandidat i PSD-së nuk ka siguruar votat e mjaftueshme përveç zëdhënëses së tyre Natyra Kuçi, e cila është duke ”luftuar” me Donika Kadajn për tu bërë deputete.

Poashtu është interesant se në listën e siguruar nga Gazeta NewBorn, nuk është asnjë kandidat i PSD-së (meshkuj) që ka siguruar votat për tu bërë deputet, përjashtuar Natyra Kuçin, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të jetë ajo apo Donika Kadaj.

Më poshtë list e plotë prej 16 kandidatëve të AAK-PSD që kanë marrë më së shumti vota.

1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Time Kadriaj
4.Bekë Berisha
5. Pal Lekaj
6. Teuta Haxhiu
7. Rasim Selmanaj
8. Ali Berisha
9. Albena Reshitaj
10.Shkumbin Demaliaj
11. Gazmend Syla
12. Donika Kadaj& ose Natyra Kuqi (PSD)
13. Arbër Tolaj
14. Blerim Kuqi
15.Gani Dreshaj
16. Burbuqe Bakia Deva

Të ngjashme