Përfaqësimi i grave në politikë e pozita udhëheqëse, i pakënaqshëm

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 12:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi i Gruas i LDK-së në bashkëpunim me KAS kanë mbajtur konferencën “Barazia Gjinore  – Beteja e pambaruar!”, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirije Kajtazi, tha se LDK-ja gjithnjë ka bërë politika të mira për përfaqësimin e gruas në politikë.

“LDK-ja ka bërë gjithnjë politika të mira që ka përmirësuar jetës e secilës kur je drejtpërdrejt ne fushë je lojtar me i fortë ne kërkojmë më shumë përfaqësuar kemi dashtë me shumë se aq. Ajo çfarë i themi LDK e qytetarëve është faleminderit që elektorati i LDK është ajo që të zgjedhurat në asamble e kuvend si deputete i zgjedh pa kuotë dhe LDK-ja është prijës në ketë drejtim LDK-ja është partia që më se shumti përfaqësues është e votës së qytetarëve e jo e kuotës si %”, tha Kajtazi.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se LDK-ja është e kënaqur me procesin zgjedhor brenda LDK-së, por duhet edhe në shumë përfaqësimi i gruas.

“Nuk jemi të kënaqur procesi zgjedhor ka shkuar mirë me pak përjashtime, kur mban LDK zgjedhje qohen te gjithë edhe me dëmtuar por nuk e arrijnë, kemi bëre punë të mirë. Nuk kemi asnjë arsye pse të mos dalim mirë edhe në Këshillin e Përgjithshëm dhe kuota ne LDK ka qenë me vone, sondazhet e fundit tregojnë se ne kemi përkrahjen me të madhe të gruas”, tha ai.

“Ju falënderoj për atë qe po bëni na pret një proces jo i lehtë zgjedhor, kjo ngufatje 2 vjetësh ne Kosovë është mirë të mos ngufatim me njëri tjetrin dhe të arrijmë maksimalen, kemi njerëz qe mundin dhe guxojnë ta udhëheqin vendin para shumë sfidave që na presin”, shtoi Beqiri.

Premtina Rakovica nga KAS tha se përfaqësimi i grave në politikë e në pozita udhëheqëse është në nivel të ulët dhe është fenomen global.

“Përfaqësimi i grave në politike e pozita udhëheqëse është e pakënaqshme, shpesh herë dëgjojmë se Kosova është mirë por kjo përcaktohet me ligj”, tha Rakovica.

Image may contain: 3 people, people sitting, people standing, suit and indoor
Image may contain: 8 people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, people dancing and indoor

Të ngjashme