Philips porosi Qeverisë së re: Të merret seriozisht dialogu me Serbinë

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në Universitetin Columbia të Neë Yourkut David Philips, tha se shumë marrëveshje Kosovë-Serbi që nuk janë zbatuar, raporton Ekonomia Online.

Ai në debatin e organizuar nga LDK-ja me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, shtoi se Qeveria e re duhet të bazë këtë proces të rëndësishëm.

“Ka pasur shumë diskutime në Bruksel, mbi 30 marrëveshje janë arritur, këto marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht”.

“Serbia ka hyrë në këtë dialog për mos bërë zgjidhje. Kjo lojë e gjatë po mbaron, janë shumë çështje emocionale në Kosovë që duhet të adresohen dhe që kja Qeveri duhet t’i marrë për bazë”, tha ai.

Teuta Sahatqija nga LDK-ja tha se diskutimi ka për qëllim që bashkë me Philips të diskutojmë mbi çështje të rëndësishme që lidhen me dialogun me Serbinë, raporton EO.

“Sot ka rëndësi ky diskutim mbi të gjitha për temën e diskutimit dhe përfshirjen e Kosovës në këtë mes, sidomos në adresimin e disa çështjeve të rëndësishme”, tha ajo.

Të ngjashme