Policia e konsideron të rrezikshme heqjen e rrethojave të Qeverisë, Kurti thotë se oborri duhet të jetë i hapur

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 14:03 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë urdhër që të largohen rrethojat para Qeverisë së Kosovës, megjithëse nga Policia e Kosovës kishte marrë udhëzime që kjo e rrezikon sigurinë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se është plotësisht dakord me këtë vendim

Kurti tha se sheshi dhe oborri i Qeverisë, duhet të jenë të hapura për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka deklaruar se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar rekomandim për këtë çështje edhe nga policia.

Ai thotë se të njëjtat është dashur që të hiqen më herët, e thotë se nuk ka mungesë të sigurisë.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të punëve të brendshme i ka shkruar një kërkesë për heqjen e këtyre rrethojave që kemi pasur ndërmend t’i heqim edhe më herët, pasi që janë hequr vonë, ai e ka pasur parasysh edhe shqetësimin që mund të ketë ardhur nga policia, mirëpo, ato i ka trajtuar me kujdes, nuk ka mungesë sigurisë, jam plotësisht dakord që oborri qeverisë dhe sheshi të mos kenë pengesa në mes”, ka deklaruar Kurti.

Heqjen e rrethojave e ka shqetësuar edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se ato ndodhen aty për ofrimin e sigurisë të liderëve institucional më të rëndësishëm kosovarë.

Kujtojmë se heqja e rrethojave vjen dy ditë pas paralajmërimit se Lëvizja Vetëvendosje do të organizon protesta.

LEXO EDHE:

Të ngjashme