Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.
“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë kryetarja Daka gjatë betimit të saj.
Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.