Presidenti slloven: Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor eviton ndryshimin e kufijve

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 17:53 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se në samitin e Bërdo-Brionit do t’u kërkojë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë zgjerimin për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të evitohet ideja për ndryshim kufijsh, raporton Ekonomia Online.

“Konstatoj se ndërmjet udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor deri te zvogëlimi i perspektivës evropiane kjo lidhet me ngadalësimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE-së është domosdoshmëri, dhe se BE-ja e sheh këtë hapësirë si tërësi. Kjo do ta përforconte besimin e njerëzve në perspektivën evropiane, do të nxiste vullnetin politik për reforma dhe do ta evitonte rrezikun për të menduar ndryshime të kufijve mes shteteve”, tha Pahor.

Pahor tha në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani se çështjet mes popujve edhe shteteve duhet të zgjidhen me sinqeritet më të madh politik se deri më sot.

“Evropa pret që proceset e reformave të bëhen më shpejt. Çështjet mes popujve dhe shteteve të zgjidhen me sinqeritet më të madh politik se deri sot. Për dialogun duhet të shprehet gatishmëri. Besoj se pushteti në Kosovë të jetë i gatshëm që me tërë fuqinë dhe autoritetin e vet t’i jap këtij dialogu një nxitje të re”, ka thënë ai.

Në pyetjen e gazetarëve për “non-papers” dhe qëndrimin e tij, ai u shpreh se nuk pajtohet me ndryshimin e kufijve.

“Për punën e ndryshiit të kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im në lidhje me këtë është plotësisht i kundërt. Dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit që të fillohet me procesin e zgjerimit dhe reformave, kjo është një domosdoshmëri historike”, ka thënë ndër tjerash Pahor.

Tutje, ai nuk ka treguar nëse iu është kërkuar garancë për të akuzuarit nga Gjykata Specialja.

Të ngjashme