Presidenti u drejtohet një të tretës së deputetëve

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 15:49 | Nga

Hashim Thaçi iu drejtua sot vetëm një pjese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës pasi munguan Vetëvendosje, LDK e Lista Serbe.

Në fjalimin vjetor Hashim Thaçi iu drejtua vetëm 40 deputetëve, pasi munguan deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Thaçi gjatë fjalimit foli për transformimin e FSK-së në ushtri vitin e ardhshëm.

Ai konstatoi edhe një herë se duhet të krijohet ekip uniteti për dialogun me Serbinë në Bruksel.

“U bëj thirrje publike që të jemi të bashkuar në këtë proces dhe çdo proces të interesit shtetëror. Sa herë jemi bashkuar kemi fituar dhe qytetarët na kanë mbështetur”, tha Thaçi duke folur për dialogun.

Thaçi konstatoi se duhet ratifikuar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës.

Presidenti deklaroi se edhe Asociacioni i Komunave Serbe duhet të krijohet.

“Pa humbur kohë duhet të themelohet asociacioni në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e gjykatës, BE është e zhgënjyer me paaftësinë tonë”, tha Thaçi.

Thaçi në fjalim foli edhe për lëshimet e bëra nga institucionet kosovare.

Ne nuk mundemi që vazhdimisht ta drejtojmë gishtin nga BE NATO. Duhet t’i pranojmë lëshimet e t’i përmirësojmë ato sa më shpejt”, tha Thaçi.

Ai uroi që 2018-ta të jetë vit i unitetit.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme