Profesori universitar: Rrëzimi i Kurtit ishte e pritur, hyri në konflikt direkt me Amerikën

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria Kurti për të kishte qenë e ditur se do të rrëzohet, pasi hyri në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi po thotë se Kosova është një bebe e SHBA’së dhe konfliktet me këtë shtet nuk mund ta përballojnë as shtete të tjera, sipas tij konflikti i Kurtit me brenda e jashtë me SHBA’të ishte punë e palogjikshme.

Sipas tij një shtet i vogël e i varfër nuk mund ta përballon një konflikt me Amerikën.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Rënia e qeverisë Kurti për mua ka qenë e pritur. Ka hyrë në konflikt direkt me SHBA-të. Ndërsa, konfliktin me SHBA-të nuk e përballojnë as alamet shtetesh e lëre më Kosova, që është bebe e SHBA-ve. Vërtet, prodhimi serik nga Kurti i konflikteve brenda e jashtë, ishte punë e palogjikshme. Një shtet si Kosova, nuk i përballon konfliktet, sepse është shtet i vogël, i varfër, i izoluar, nën rrethim armiqësor dhe rezolutën 1244. Vetëm aplikimi i fuqisë së butë dhe mbështetja e plotë te SHBA-të dhe NATO-ja mund ta mbajë në këmbë Kosovën si shtet dhe në paqe. Konfliktet e shkatërrojnë. Krejt çka më vjen keq për rënin e kësaj qeverie është se u prish një ëndërr e një pjese të rinisë, që jorealisht ëndërronin se do t’u zgjidhte hallet Albin Kurti. Vetë fakti që e glorifikonin si të pagabueshëm, ishte gabimi i tyre i rëndë. Nuk ka as politikan e as njeri të pagabueshëm. Unë ua kam respektuar ëndrrën, sespe janë të rinj dhe kanë të drejtë të ëndërrojnë, por ajo ishte fatamorganë. Nuk ishte reale të pritej realizim ëndrrash nga një qeveri që prodhon konflikte 24 orë në ditë brenda vendit dhe që ia ngre edhe më shumë fitilin konfliktit me SHBA-të. Për ëndrrat e saj, rinia e vendit tonë duhet të gjejë liderë nga gjiri i vet, liderë të rinjme moshë, të moderuar, me aftësi për të bërë kompromise e paqe. Albin Kurti me kursin konfrontues, nuk mund t’ua plotësojë kurrë ëndrrën.

Të ngjashme