Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit e merr miratimin e deputetëve

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit deputeti i LDK-së Driton Selmanaj tha se fokusi është në parandalim dhe jo në luftim të korrupsionit.

“Krejt fokusi është në parandalimin e korrupsionit dhe jo në luftimin e korrupsionit. Pse po mendoni që duhet mu marr me parandalim dhe jo me luftim të korrupsionit”.

E në kundërpërgjigje, zëvendësministri i Drejtësish, Blerim Sallahu tha se ky projektligj është urë lidhëse për sistemin e drejtësisë.

“Është urë lidhëse në sistemin e drejtësisë, referon raste në prokurori dhe ngrit aktakuzën, e dyta sa i përket kësaj parandalimit nuk është sepse nëse lexohet ligji në tërësi Agjencia e ka detyrë primare me akte nën ligjore nëse ato lënë hapësirë për afera korruptive”.

Të ngjashme