PSD hap simbolikisht referendumin për bashkim me Shqipërinë, duan që Kurti të votojë i pari

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 13:30 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka organizuar “referendumin ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, raporton Ekonomia Online.

Madje ata kanë vendosur një tendë dhe një kuti, me ç’rast e kanë ftuar kryeministrin Kurti që të dalë dhe të votojë pro bashkimit me Shqipërinë.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se kjo kërkesë për Kurtin vjen pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka ri-aktualizuar me deklaratat e tij.

“Kemi vendos mbrapa një pikë votimi ku mund të votohet për referendumin për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është nisë nga deklaratat e fundit sidomos këto të fundit të Kryeministrit Kurti i cili thoshte se do të votonte për bashkim nëse do të ndodhte një referendum paqësor dhe demokratik. Po presim qw zotri Kurti që të dalë nga zyrja dhe ta nënshkruaj. E kemi kryer edhe punën logjistike e se nuk ka nevojë të angazhoj as KQZ e as mekanizma të tjerë për këtë referendum”, tha Nushi.

“E vendosëm afër qeverisë që mos me pas nevojë me i ndez ata 24 xhipat e blinduar me bë panik nëpër qytet”, tha ai.

“E kemi përgatitur një vendvotim kastile për zotërinë e tij. Por, nuk erdhi. Kurti nuk votoi sot në referendum për bashkim. Ai po fshihet diku në labirintet e godinës shumëkatëshe qeveritare. Secili hap që e bën po na e kujton një hap tjetër që s’po e bën. Kauzat e braktisura janë hijet që po e ndjekin kryeministrin tonë në ekzil.

Një përpjekje shoqërore që nuk sjell progres, domosdo do të rezultojë me disponim cinik e arsyetim nihilist. Epilogu i angazhimit shumëvjeçar po kthehet në vendin e njëjtë. Kemi qerthull vetëpërsëritës ku pengesat nuk përballen, por shërbejnë si arsyetime për të mos bërë asgjë. Braktisja e kauzave ia humb kuptimin angazhimit politik. Është dorëzim i politikës tek reaksioni, tek suksesi individual. Ky është rasti i Kurtit, ky është mësimi i tij”, tha Nushi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme