PSD: Qeveria Kurti ka mashtruar opinionin për numrin e testeve që posedon Kosova

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka reaguar lidhur me testimet që po bëhen për Coronavirusin.

Në njoftimin dorguar medieve PSD ka thënë se qeveria Kurti ka gënjzer lidhur me numrin e testeve pasi në media është raportuar se kanë mbetur 600 teste.

“Sot gjatë ditës doli lajmi që sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, aktualisht në Kosovë kanë mbetur vetëm 600 teste. Ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të ndodhë furnizimi me teste shtese.

Më 28 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë që “Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR.” Në raportimin e IKSHP të datës 16 prill thuhet që: “nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020, në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta.

Nëse deklarata e Ministrit Vitia do të ishte e saktë, ne Kosovë do të duhet të ishin në dispozicion 3085 teste e jo vetëm 600 te tilla siç ka deklaruar ISHPK.

Kjo është hera e dytë që ministri Vitia gënjen. Edhe kur u morën masat e fundit për kufizimin e lëvizjes, ai gënjeu në konferencë për shtyp duke thënë që këto masa janë marrë në konsultim me Kryetarët e Komunave. Kjo më vonë u demantua nga vet Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Veprime të tilla, të papërgjegjshme, kanë bërë që tek qytetarët të rritet konfuzioni. Nuk mjaftojnë videot ku Kryeministri në detyrë bën monolog para kamerës. As veprimet e vendimet popullsitë nuk e rregullojnë situatën në terren”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme