PZAP-ja brenda 72 orëve vendos për kërkesën e LDK-së, PDK-së dhe Nismës për rinumërim

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë të kënaqura të gjitha subjektet politike. Kështu, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se deri më tani janë paraqitur disa ankesa, kryesisht nga partitë e mëdha.

Mul Desku nga PZAP-ja i tha Ekonomia Online, se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma Socialdemokrate po kërkojnë rinumërimin e votave në gjithë vendin.

PZAP-ja ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tri ankesa.

“Për rinumërim të votave kanë dorëzuar tri subjekte politike PDK-ja, LDK-ja dhe Nisma-AKR-PD. Brenda afatit ligjor kanë dorëzuar ankesa në PZAP Prej momentit të dorëzimit, PZAP-ja është duke i shqyrtuar. Në ato ankesa pretendohet se në formularët për përputhjen e rezultateve mungon një kolon që nuk iu janë regjistruar votat e këtyre subjekteve apo është bërë ngatërrim, apo regjistrimi i këtyre vota iu janë regjistruar subjekteve tjera politike”.

“Ato pretendojnë se janë dëmtuar dhe kërkojnë nga PZAP-ja që të rinumërohen në të gjitha vendvotimet e Kosovës, derisa Nisma kërkon që të bëhet rinumërimi për të gjitha vendvotimet në Kosovë për të gjitha subjektet politike derisa PDK-ja dhe LDK-ja kërkon të bëhet rinumërimi në të gjitha vendvotimet vetëm për subjektet e tyre përkatëse”.

“Në ato vendvotime ku janë identifikuar parregullsitë e këtij formularit, ky formular është i njëjt që nënkupton që është shpërndare në të gjitha vendvotimet e Kosovës. Për këtë arsye, për faktin e identifikimit të kësaj të mete, ato pretendojnë se është bërë gabimi i njëjtë dhe dëshirojnë ta korrigjojnë rezultatin nëse është bërë gabim përmes rinumërimit. Kanë kërkuar të vlerësohet dhe të urdhëroi KQZ-ja që të bëhet rinumërimi. Kjo çështje është në procedurë të shqyrtimit, dhe PZAP-ja do të dalë me vendim”.

Ai ka sqaruar se palneli ka ka mandat dhe mund të urdhëroj KQZ-ja që të bëjë rinumërimin në të gjitha vendvotimet në Kosovë.

“Nëse dorëzohet një ankesë dhe dëshmohet që ka pasur parregullsi, ngjitur me ankesën iu bashkëngjiten dëshmitë e qarta. Paneli ka për detyrë të marrë vendim, ku vërtetohet që ka pasur parregullsi. Kur flasim për një apo dy apo më shumë  vendvotime, nëse konstatohet paneli ka mandat dhe mund të urdhëroj KQZ-ja që të bëjë rinumërimin në të gjitha vendvotimet në Kosovë”.

Desku ka sqaruar se veç për thyerje të heshtjes zgjedhore partitë politike janë dënuar me rreth 35 mijë euro.

“Sa i përket thyerjes së heshtjes zgjedhore dhe ditën e heshtjes se zgjedhjeve, shkeljet që kanë ndodhur palët kanë parashtruar ankesa në PZAP dhe i kemi shqyrtuar për thyerjen e heshtjes zgjedhore ka shqiptuar gjoba në vlerë prej afro 35 mijë euro”.

“Kryesisht ka pasur komunikime përmes telefonave për të votuar subjektin e caktuar politik, publikimi i  fotografive përmes rrjeteve sociale, vendosja e postierëve më afër se 100 metra në vendvotime”, u shpreh Desku.

Të ngjashme