Qendra e VV-së në Prishtinë, propozon Kurtin dhe shtatë kandidatë tjerë për deputetë

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mesin e të propozuarave  është edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë :

Albin Kurti

Liburn Aliu

Arben Vitia

Xhelal Sveçla

Glauk Konjufca

Fitore Pacolli

Albulena Haxhiu

Hatixhe Hoxha

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 14 shkurt, datë kjo e caktuar nga U.D e Presidentes Vjosa Osmani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme