Qeveria gati për mbledhjen me Shqipërinë-Limaj: Të analizohen marrëveshjet e pazbatuara

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 14:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Doganat, heqja e roamingut, zbritja e taksës rrugore janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet me 26 nëntor të këtij viti në Pejë, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili është i ngarkuar me përgatitjet për këtë mbledhje, tha se janë duke u marrë me finalizimin e përgatitjeve.

Limaj kërkoi nga ministrat që të interesohen për marrëveshjet e nënshkruar deri më tani dhe të shohin arsyet pse nuk janë zbatuar deri më tani.

“Çështja e doganave është pikë që po përpiqemi që të kemi një marrëveshje konkrete për dogana. Çështje tjetër është heqja e roamingut. Gjithashtu është në trajtim çështja e njohjes së patentë shoferëve mes dy vendeve tona dhe gjithashtu taksa e rrugës. Pala kosovare ka paraqit shqetësimin që taksa e rrugës është e lartë”.

“Institucionet shtetërore janë duke u ndërmarrë me përgatitjet për protokoll. Kërkojmë nga ministrat që të shohin marrëveshjet që janë. Nënshkruar dhe që nuk janë zbatuar pse nuk janë zbatuar dhe nëse keni ndonjë propozim marrëveshje sa më shpejtë të paraqitni”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se po punohet në një doganë të integruar, raporton EO.

“Mendoj se si Kosovë po shkohet në një doganë të integruar. Duhet të lëvizim edhe më andej”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kryeministri-i-permend-2-5-milione-euro-per-mamushen-hamza-sja-miraton/

Të ngjashme