Qeveria me 5 prioritete strategjike për 2019-n

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës i ka vënë pesë prioritete strategjike për 2019-n, i fundit prej të cilave i referohet integrimit evropian, politikës së jashtme dhe çështjeve të sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëkëtë, ato nuk përmbajnë veprime për ta ndalur trendin e çnjohjeve dhe as për ta rritur Forcën e Sigurisë (FSK).

Prioritetet janë vënë në draftin e Planit vjetor të punës së ekzekutivit, për vitin e ardhshëm. Në kuadër të pesë prioriteteve strategjike janë përcaktuar 32 objektiva, e për jetësimin e të cilave janë listuar 184 aktivitete. Për të hyrë në fuqi, Plani duhet të miratohet nga Kabineti Qeveritar.

Si objektiv i pestë në kuadër të prioritetit të pestë strategjik është përcaktuar avancimi i statusit të FSK-së, proces i planifikuar të realizohet në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme