Qeveria miraton kërkesën e Haxhiut për inicimin e procedurave ligjore të arbitrazhit dhe padisë

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 16:46 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar edhe propozimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për inicimin e procedurave ligjore të arbitrazhit dhe padisë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se kjo është kërkesë me urgjencë, që më pas të niset me procedimet dhe gjetjen e ekspertit financiar.

“Në momentin që kam pranuar detyrën për shkak të neglizhencës në të kaluarën jemi përballur me shumë situata emergjente ndaj të cilave duhen veprime të mëtejme për të mbrojtur Kosovën pranë Arbitrazhit ndërkombëtar ku jemi paditur si shtet. Në linjë me këtë propozoj ta shqyrtoni propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për inicimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen eksperti financiar që të përpilojë ekspertizën financiare për rastin ICC HBH Devolli të kërkuar nga Tribunali i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Afati për dorëzimin e ekspertizës është data 30 prill 2021 dhe mos respektimi i afateve do të ketë pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Qeveria e në mbledhje e saj ka miratuar edhe disa pika tjera sipas rendit të ditës

Të ngjashme