Qeveria miraton raportin e punës 100 ditëshe

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 09:57 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar draft-raportin për punën 100 ditëshe të punës, raporton Ekonomia Online.

Për këtë pikë të rendit të ditës nuk ka pasur diskutim fare. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky raport sot i dorëzohet Presidentit, Kuvendit dhe qytetarëve.

Mbledhja e sotme e Qeverisë ka nisur me një orë vonesë për shkak të disa konsultimeve që kryeministri Haradinaj ka pasur me përfaqësues të kompanisë amerikane “Countour Global” rreth marrëveshjes që do të nënshkruhet sot për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Qeveria është duke mbajtur mbledhjen e radhës dhe në rend dite ka 36 pika.

Lexo më shumë:

Të ngjashme