Qeveria po bëhet gati për vizitën e Hahn-it, miraton prioritet për agjendën evropiane për vitin 2019

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 14:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Raportin përfundimtar mbi zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane “ERA 2016-2018” dhe ka shqyrtuar Lista e Prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane “Era 2″ për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se për të arritur përqindje të lartë të zbatueshmerisë duhet bashkëpunim me legjislativin.

Kreu i ekzekutivit shtoi se po bëhen gati për vizitën e komisioneri evropian për zgjerim Johanes Hahn në dhjetor.

“Është lënë kohë që ky raport të amandamentohet deri në fillim të dhjetorit kur vjen komisioneri Hahn. Ne këtu i kontribuojmë agjendës evropiane”.

“Nuk del përqindja e lartë mirëpo janë punë që lidhen me legjislativin dhe duke qenë kështu ne mund të hasim në mirëkuptim me deputetët”.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj ka paraqitur zbatushmërinë e prioriteteve të Agjendës Evropiane ERA 1 si dhe prioritetet e “Era2”.

“Niveli i zbatimit të prioriteteve është 49%. Niveli i zbatimit të planit të veprimit është 62%. Ecuria e procesit të rishikimit ka vonesa dhe nuk mund të arrihet sivjet, dakordimi i prioriteteve me institucione. 12 prioritete të propozuara”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, November 13, 2018

Të ngjashme