Qeveria vendos për shpronësimin e disa pronave me interes publik në Prishtinë dhe Drenas

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, ka miratuar propozimet e paraqitura nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi për shpronësimin e disa pronave me interes publik, raporton Ekonomia Online.

Pronat janë shpronësuar në Prishtinë, pronat e ish-fabrikës së tjegullave, të cilat sipas ministrit Kuçi janë në interes të realizimit të disa projekteve për komunën e Prishtinës.

Po ashtu janë shpronësuar edhe disa prona në Drenas, të cilat do të shfrytëzohen për ndarjen e lokacionit të varrezave, tregun e kafshëve, zgjerimin e Zonës Ekonomike, si dhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Ministri Kuçi ka thënë se të gjitha procedurat për shpronësim janë ndjekur sipas ligjeve.

 Po ashtu Qeveria ka miratuar propozim vendimin për ndryshimin e statusit të kompanisë rajonale të ujësjellësit Bifurkacion nga ndërmarrja publike lokale në ndërmarrje publike qendrore.

Ministri Kuqi ka thënë se ky vendim ka të bëjë me ndryshimin e statusit të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni”.

” Është në pajtim me rregulloren e punës së qeverisë .Propozimi është i shoqërua nga dokumentacioni. Dhe si rrjedhojë rekomandojë aprovimin e tij”, tha ai.

Të ngjashme