QNR nga ora 22:00 e gatshme për të pranuar fletëvotimet

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 18:59 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke filluar nga ora 22:00 do të jetë e hapur dhe në pritje të fillimit të procesit të pranimit të materialit, të ashtuquajtur, të ndjeshëm nga komuna e Drenasit.
 
Rreth orës 23:00 parashihet që të bëhet nisja e fletëvotimeve nga Drenasi. Pavarësisht nga kjo QNR do të jetë e gatshme për të pritur materialin e ndjeshëm duke filluar nga ora 22:00.
 
Ndërsa, të hënën do të bëhet procesimi i të dhënave duke filluar nga ora 08:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme