Quni e akuzon përsëri Halitin për keqpërdorim të miliona markave gjatë luftës

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 11:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur sërish për keqpërdorimet e miliona markave gjatë luftës, për të cilat e akuzon Xhavit Halitin, raporton Ekonomia Online.

“Dua të ritheksoj se në periudhën ’98-99 kishte komunikim, marrëveshje, ndihma mes Kosovës… Në shumicën e transaksioneve të ndryshme siç janë ndihma urgjente, lakohej emri i Xhavit Halitit”.

“Në dëshmitë e mia nuk ishin në fokus shumat apo totali i të hyrave nga institucionet e Kosovës te shtabi i përgjithshëm, por reagimi agresiv tani më bën të dyshoj se në pyetje janë shuma shumë më të mëdhaja. Është fakt se kompetentë për çështjet e financimit të UÇK-së janë të gjithë ata që ju zotëri Haliti i potencuat në seancën e kaluar. Por, me forcën e fakteve gjithnjë do të flas edhe për rolin e Ministrisë së Mbrojtjes për çlirimin e Kosovës”.

Xhavit Haliti i është kundërpërgjigjur Anton Qunit në seancën e sotme plenare, i cili i kishte thënë se ka dëshmi që i kishte marrë nga ish-ministri i mbrojtës së qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka, raporton Ekonomia Online.

“Ka pasë përpjekje dhe ka pasë bashkëpunim, ka pasë edhe hezitim. Unë kam bashkëpunuar ngushtë me Ahmet Krasniqin derisa është vra, kam bashkëpunuar edhe me zotin Bicaj, i di problemet që kanë qenë akuza kundër akuza. Mas luftës e kam marrë vesh kush je, kush ke qenë. Dua të them se segmente të caktuara e kanë penguar Ahmet Krasniqin dhe e dyta Krasniqi është emëru ministër i mbrojtjes shumë vonë. Unë i di gjanat  më thellë se disa që mund të jenë edhe oficer të ish-armatës së Jugosllavisë”.

Të ngjashme