Rama kërkon nga shqipfolësit të mbështesin presidentin Thaçi, kritikon ndërkombëtarët

Tiranë | 03 Kor 2020 | 11:55 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit një orë e gjysmë me homologun e tij Edi Rama në Tiranë kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Shqiptar deklaroi se u morë vendim që dy qeveritë të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Shkodër në muajin shtator.

Rama potencoi se u dakordua me Hotin që të vazhdojnë një bashkëpunim të mëtutjeshëm në gjitha fushat.

Kryeministri shqiptar foli edhe për aktakuzën e publikuar ndaj presidentit Hashim Thaçi, për të cilën tha se te gjithë shqipfolësit kudo që ndodhën duhet të jenë të një zëri për drejtësinë e luftës së UÇK-së.

“Sot folëm në detaje në gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe do të vazhdojmë edhe pas konferencës të diskutojmë. Diskutuam të përcaktojmë një afat te ri për mbledhjen e dy qeverive me shpresën që situata e virusit të na mundësoj në shtator”.

“Një event i rëndësishëm që do të zhvillohet mes nesh me kryetaret e bashkive të ndajnë praktikat dhe sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve dhe potencialin e nismave të fushave të reja”.

“Ajo fletë rrufe ndaj presidentit duhet të bëhet një rrufe ngjitëse për gjithë shqipfolësit kudo që janë. për të qenë të një zëshëm që drejtësia të jetë e drejtë dhe një proces i mundshëm për zbardhjen e gjitha akuzave”.

Rama komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtareve pas publikimit të aktakuzës, për të cilët tha se nga ato vetëm hap pozitiv për Kosovën nuk ka, prandaj siç tha ai kjo gjë është shqetësuese, raporton EO.

“Kjo ka të bëjë me diskretimin publik të procesit përmes një shpallje mediatike të një fajësie të supozuar të kreut te shtetit dhe ish kryetarit të Kuvendit”.

“Nuk ka mundësi të bëhet asnjë kompromis. I kam parë deklaratat ndërkombëtare kinse për drejtësi dhe hap pozitiv, po aty vetëm hap pozitiv nuk ka por është shqetësues”, u shpreh Rama.

“Hyrja e te gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative e juridike duhet të trajtohet si një hyrje në Kosovë kur zbarkohen në Durrës. Na duhet një detajim për mos të lejuar që interesat e caktuara të pengojnë”.

Kryeministri shqiptar ka fajësuar Bashkimin Evropian për mos liberalizim të vizave për Kosovën. Rama e quajti turp mbajtjen peng të qytetarëve.

Siç tha ai, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, dhe se fajtori gjendet diku tjetër.

“Është turp për BE-në që mban peng qytetarët për lëvizje të lirë. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet para liberalizimit të vizave. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë apo në ndonjë paaftësi për përmbushje të detyrimeve”.

Rama pas raportimeve për formimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse në Kosovë, ka thënë se nuk është aq i zgjuar që të jep mend nga Tirana.

Siç tha Rama, nuk është e drejtë e tij.

“Ka udhëheqës që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin. Unë nuk jam një ndër ata dhe nuk kam asnjë të drejtë dhe nuk marrë përsipër t’i tregoj miqve se çfarë të bëjnë për atë që është detyrë dhe përgjegjësi e tyre”.

“Nuk mendoj që jam aq i zgjuar të jap mend  nga Tirana se si të qeverisë Kosova. Ka  liderë të zgjuar në Kosovë. Është e drejtë e tyre të zgjerojnë apo ngushtojnë Qeverinë”.

Të ngjashme