Rama për koalicionin me PDK-në: Jemi përafruar me të gjithë, ka energji pozitive

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 10:56 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i tha Ekonomia Online se i ka ftuar të gjitha partitë për të qeverisur.

I pyetur për koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës, Rama ka deklaruar se është në proces.

“Nuk ka numër të drejtorive, ka njerëz profesional që do të na bashkëngjiten edhe do t’i shtyjmë proceset përpara”.

Rama shtoi se ka energji pozitive për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

“Kemi pasur biseda. Unë i kamë bërë ftesë të gjithëve, i kam bë ftesë të gjitha partive, i kam bë ftesë qytetarëve që  të na bashkohen, pra ‘Prishtina për të gjithë’ është motoja me të cilën unë kam garuar”.

“Kemi një energji pozitive, një energji të përbashkët. Sot mendoj se seanca do të jetë e suksesshme do ta zgjedhim kryesuesin dhe në ditë në vazhdim do t’i paraqesim partnerët tanë për ndarje të përgjegjësive për të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.

“Kjo na duhet, na duhet që ta bëjmë këtë, sepse duhet transformimi rrënjësor i Prishtinës”.

Të ngjashme